Spasovski: Kemi informata prej ku po vijnë mejlet për alarmet e rreme për bomba

October 27, 2022
1 minut lexim

Kemi informata prej ku janë dërguar mejlet për alarmet e rreme për bomba në shkolla dhe intensivisht po punojmë me qëllim që të vijmë deri te autori, deklaroi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Do të analizohen shkaqet dhe do të kuptojmë pse është kjo kështu. Nëse janë shkaqe politike, nëse gjeostrategjikle, ndoshta janë edhe biznes shkaqe. Në këtë fazë ne praktikisht i dimë mejlet. Kemi informata prej ku janë dërguar. I dimë të dhënat e sakta në këtë drejtim dhe në këtë po punojmë intensivisht, me qëllim që të vijmë deri te autori”, tha Spasovski.

Ministri në emisionin “Uin-Uin” në televizionin Telma tha se paralajmërimet për bomba të vendosura në shkollat e mesme të Shkupit janë akt monstruoz dhe me siguri janë pjesë e sulmeve hibride , në të cilat jemi të eksponuar si shtet.

Spasovski tha se sulme të tilla kanë ndodhur edhe në fqinjësinë tonë, por se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të zbatohet hetim intensiv, para së gjithash për shkak të shqetësimeve tek fëmijët, kuadrin arsimor në shkolla, por edhe të prindërve të nxënësve.

“Të gjitha kapacitetet të cilat i kemi në dispozicion, edhe njerëzore edhe material-teknike, janë vendosur në funksion nga shteti dhe të gjitha kapacitetet të cilat mund të na ofrojnë partnerët tanë do të vendosen në funksion, pa dallim se cili është shkaku dhe natyra e kërcënimeve”, tha ministri.

Ai vlerësoi se kërcënimet për bomba të vendosura vetëm e konfirmojnë rëndësinë e mbrojtjes nga sajber krimi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një i vdekur dhe pesë të lënduar me thikë pranë Milanos

Story i radhës

Drita superiore për Skenderajn

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë