Spasovski: E dënoj qasjen e Bullgarisë për mos vendosjen e flamurit të RMV-së, mirëpo përgjegjësi ka edhe presidentja Siljanovska

September 21, 2024
1 minut lexim

“E dënoj qasjen që ka pasur Bullgaria në raport me presidenten e vendit, duke mos e vendosur flamurin, por këtu faji dhe përgjegjësia është e Presidentes, gjegjësisht e kabinetit të saj”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. tregojnë Triling.

“Vendi nuk mund të “krenohet sërish” dhe ju nënvlerësoni veten dhe me këtë edhe qytetarët e Maqedonisë. Kishte mekanizma për ta zgjidhur atë dhe për të parandaluar një situatë të tillë.

Është mirë të jesh mbrojtës, por në mënyrën dhe kohën e duhur dhe të tregosh në veprim se dëshiron të mbrosh interesat kombëtare. Ishte momenti kur u pa se nuk u respektuan protokollet për të reaguar, pyetja është se a është dashur të mbahet një takim i tillë, tha Spasovski.

“Nëse presidenti i vendit nuk mbron dinjitetin e vendit dhe të qytetarëve, nga kush e presim. Presim që me reagime të bëjmë diçka më pas? Jo, së pari duhet të parandalohet”, shtoi ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hulumtimi i ri: Dallgët e oqeanit rriten përtej kufijve të njohur

Story i radhës

​Krasniqi: Do të dalim fitues në zgjedhje, kemi rezerva për koalicion me VV-në

Të fundit nga

Conceicao e sheh të ardhmen te Juventusi

E ardhmja e Francisco Conceicao duket se do të jetë te Juventusi. Lojtari i krahut, i ardhur në huazim kësaj vere nga Porto për një shumë totale 7 milionë euro (përfshirë 2
ShkoLartë