Spasovski dëshmoi për Rashkovskin: Nuk kam ditur për softuerin, as nuk kemi diskutuar për këtë çështje

November 1, 2022
min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka ditur për prokurimet e Dragi Rashkovskit, i cili ka blerë softuer për matjen e shpejtësisë mesatare në komunikacion, kabina, aparate për identifikim biometrik, kamera. Spasovski dëshmoi në rastin “Softuer”, ku i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski. Ai është marrë në pyetje nga Ivana Trajçeva, prokurorja e cila po e ndjek Rashkovskin së bashku me persona të tjerë që ajo mendon se janë të përfshirë në prokurim, duke përfshirë kompaninë “Invoka Group” e cila ka fituar tenderët. Spasovski ka dhënë përgjigje si ministër dhe kryeministër teknik gjatë periudhës së prokurimit, tansmeton Portalb.mk.

“Nuk kam qenë në dijeni për këtë lloj softueri”, tha Spasovski i pyetur nëse dinte për blerjen e softuerit dhe shtoi: “Nuk mbaj mend të kemi diskutuar për këtë çështje”.

Sipas Spasovskit, kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhje të qeverisë.

“Mendoj se nuk është diskutuar, sepse blerjet e bëra nga Qeveria janë në juridiksionin e Sekretariatit të përgjithshëm. Nëse ka plan për prokurim publik, ai i merr vetë vendimet”, shtoi Spasovski.

Ministri tha se shqiptimi i dënimit dhe përcaktimi i saktë i shpejtësisë dhe shqiptimit të dënimeve është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas së cilës shkurtimisht u përgjigj: “Jo”, kur u pyet nëse ka pasur plan për implementimin e një softueri të tillë.

Spasovski theksoi se në MPB janë bërë analiza për përmirësimin e sigurisë në komunikacion. Një opsion ishte blerja e softuerit.

“Në mandatin e Zoran Zaevit thuhej se duhet bërë analizë për përmirësimin e kushteve të komunikacionit duke përmirësuar sistemin. Kemi analizuar metodat dhe modelet për përmirësimin e sistemit ekzistues ‘Qyteti i sigurt’, përmirësimi duhet të jetë edhe në seksionin e trafikut. Një nga opsionet është blerja e softuerit të ri, opsioni i dytë është përmirësimi i sistemit”, shtoi Spasovski.

Prokurorja Trajçeva u interesua edhe nëse është diskutuar që Qeveria t’i marrë kompetencat nga MPB-ja për shqiptimin e dënimeve, për të cilën ministri tha se kjo nuk është detyrë e këtij institucioni.

Në përgjigje të pyetjeve të prokurores, Spasovski tha se nuk e ka ditur as edhe se është blerë sistem identifikimi biometrik.

Për blerjen e kamerave për softuerin me shpejtësi mesatare dhe kabinat për softuerin dhe sistemin e identifikimit biometrik, Spasovski tha: “Nuk kam qenë në dijeni”.

Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua.

Rashkovskit i cili akuzohet për keqpërdorim me furnizmin të softuerit për shkelje në trafik, në shkurt i’u ndërpre fillimisht paraburgimi dhe më pas edhe paraburgimi shtëpiak, pasi Apeli e pranoi garancinë prej 192 mijë euro.

Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MEPSO fillon procesin e digjitalizimit të përçimit, drejtori Murtezani: Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 5 milionë eurove!

Story i radhës

Performanca flet vet

Të fundit nga

ShkoLartë