Avokati Spartak Ngjela ka komentuar figurën e ish kryeministrit Fatos Nano, në 70-vjetorin e lindjes së tij.
Sipas avokatit e vetmja vlerë që ka pasur dikur lideri i socialistëve është që pas zgjedhjeve që humbi dha dorëheqjen dhe nuk u kthyer më.
“Ai ka vetëm një kontribut, të tjerat nuk kanë vlerë historike. Ai pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen dhe nuk u kthyer më. Kjo është vlerë.”, tha Ngjela.
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i PS-së, Fatos Nano festoi dje 70-vjetorin e tij të lindjes.
Nano e ka festuar ditëlindjen e tij me një festë të vogël private ku kanë marrë pjesë familjarë dhe miq.
Fotot nga ditëlindja e Nanos i ka postuar kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, pasi është edhe i afërmi i Nanos.