Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se në Shqipëri do të ketë forcë ushtarake amerikane, nëse SPAK nuk vepron dhe nuk lufton korrupsionin.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ngjela nënvizoi se nëse reforma në drejtësi dështon, të parët që do të penalizohen janë prokurorët e SPAK.
“Këtu ka Rama ndonjë rival? Asnjë rival, domethënë që është në krizë shteti, do të thotë që shteti është i kapur, do të thotë që çdo njeri është i rrezikuar. Ajo, në atë të vetën e tha bukur, e kuptova mirë. Nuk ka pasur ushtri amerikane në Shqipëri, nuk e di nëse e dëgjuat.
Jua kam thënë edhe unë. Nuk ka pasur ushtarakë, tani ka tha. Nëse reforma në drejtësi dështon, do ketë forcë ushtarake këtu, se nuk mund ta lënë Shqipërinë në dorë të korrupsionit. SPAK-u ta dijë mirë, që nëse nuk vepron, i pari drejt penalitetit do shkojë SPAK-u”, theksoi ai.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.
Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarët po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.