​Spanjë, pezullohet mësimi në shkolla për shkak të nxehtësisë ekstreme

Autoritetet njoftuan të martën se të gjitha shkollat në ishujt Kanarie të Spanjës do të mbyllen nga e mërkura deri të hënën për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Fernando Martin, drejtor në shkollën e mesme Santiago Santana në Las Palmas, i tha transmetuesit spanjoll TVE se që nga fillimi i javës së kaluar, pesë ose gjashtë studentë në ditë kanë kërkuar trajtim mjekësor për probleme të lidhura me të nxehtin.

Në Ishujt Kanarie, ku temperaturat janë relativisht të buta gjatë vitit shkollor, shumë pak klasa janë të pajisura me ajër të kondicionuar.

Një valë të nxehti ka mbërthyer Ishujt Kanarie për rreth 10 ditë, ku është regjistruar temperatura e dytë më të lartë e tetorit të mërkurën e kaluar – 40.6C. Vapa ekstreme në Ishujt Kanarie pritet të zgjasë deri të hënën. Ndërkohë, zjarrfikësit po luftojnë ende për të përballuar riaktivizimin e një zjarri masiv që u dogj këtë verë në ishullin Tenerife.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Banjicë – Gostivar/ “Banorët 3 muaj thithin pluhur “, Taravari na mashtroi, nuk e asfalton rrugën (VIDEO)

Story i radhës

Nis procesi për rregulloren e re të Kuvendit

Të fundit nga