Spanja ka vendosur një barrierë 500-metërshe në kufirin detar midis territorit të saj në Afrikën e Veriut, Ceuta, dhe Marokut fqinj, pasi dhjetëra mijëra emigrantë e kaluan kufirin në mes të javës.
Barriera ngrihet 30-70 centimetra mbi sipërfaqen e ujit dhe zgjatet rreth një metër nën ujë për të penguar kalimet drejt territorit spanjoll.
Instalimi i saj vjen pas fluksit të madh të emigrantëve nga Afrika drejt Ceutës.
Autoritetet spanjolle e konsiderojnë masën pjesë të përforcimit të kontrollit kufitar në këtë enklavë në brigjet e Afrikës.
Të paktën 67 emigrantë kanë humbur jetën, përfshirë ata që u mbytën dhe të tjerë që vdiqën në rrëmujën e krijuar gjatë përpjekjes për të kaluar një barrierë mbrojtëse detare, ka njoftuar qeveria spanjolle të shtunën.
Ardhja e papritur e 50,000 deri në 60,000 emigrantëve në këtë territor të enjten dhe të premten ka shkaktuar një krizë humanitare dhe ka rikthyer debatin mbi emigracionin në Evropë e më gjerë, ndonëse shumica e emigrantëve u kthyen mbrapsht shpejt pas kësaj.
Burimi: botasot.info


