Spanja tërheq urdhrin që i dha diktatorit kilian Pinochet në 1975

1 minut lexim

Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë tërhoqi Urdhrin e Madh të Meritës Ushtarake, i cili iu dha në vitin 1975 diktatorit Augusto Pinochet, i cili erdhi në pushtet në Kili përmes një grushti shteti në vitin 1973, raporton Anadolu.

Vendimi u mor me rastin e 50-vjetorit të grushtit të shtetit në Kili, në të cilin Pinochet përmbysi presidentin socialist Salvador Allende dhe mori pushtetin.

“Pesëdhjetë vjet më parë, demokracia kiliane ishte viktimë e një sulmi brutal që tronditi botën. Kjo datë është koha për të korrigjuar një padrejtësi historike”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në rrjetin social “X”.

Presidenti kilian Gabriel Boric gjithashtu reagoi në platformën X dhe falënderoi qeverinë spanjolle për këtë gjest.

“Spanja dhe Kili po mbrojnë demokracinë bazuar në përvojën e përbashkët”, tha Boric.





Story i mëparshëm

Lëvizja Besa: Skandalet në sistemin gjyqësor nuk kanë të ndalur

Story i radhës

Fundjava e Superkupës!

Të fundit nga