Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në basketboll.
Spanja ka shënuar fitore me rezultat 100:90 (19:30, 24:22, 30:15, 27:23) ndaj Finlandës.
Spanjollët shënuan fitore me mund të madh ndaj Finlandës së basketbollistit nga Kosova, Edon Maxhuni.
Edon Maxhuni
Çereku i parë frymoi në të mirë të finlandezëve të cilët arritën epërsinë në 11 pikë (19:30).
Në çerekun e dytë lojë me rivalitet dhe një Spanjë që tentonte ta përmbyste rezultatin.
Në minutën e 20-t, 43:52 në të mirë të Finlandës.
Çereku i tretë ishte fatal për Finlandën, duke pas treguar lojë fantastike dhe përmbysën rezultatin e Finlandës, 73:67.
Çereku i katërt dramë në vete, 84:82 për spanjollët në minutën e 36-t.
Basketbollisti Willy Hernangomez me 27 pikë, është më efikasi të Spanja dhe Lauri Markkanen me 28 sosh u dallua të Finlanda.
Maxhuni shënoi vetëm 2 pikë dhe pati 22 minuta e 18 sekonda lojë.