Edhe në Tiranë e mbajnë mend, teksa bashkë me Spanjën mbërrinte në kryeqytetin tonë edhe tifozi i famshëm i “La Roja”-s, Manolo, me daulle.
Tifozi VIP nga Valencia me nofkën “Manolo el del Bombo” do t’i mungojë “Furisë së Kuqe” në Katar.
Ai e ka përjetuar keq këtë fakt, teksa mungesa e rezervimeve për në hotel e ka detyruar atë të qëndrojë në Valencia dhe ta ndjekë nga mijëra kilometra larg kombëtaren e Luis Enrikes.
Mes lotësh në sy, ai ka rrëfyer se federata spanjolle, e cila ia ka mbuluar shpenzimet e akomodimit për 44 vjet me radhë, këtë herë nuk e ka bërë.
Ai ka pasur vetëm biletë avioni, por në Katar nuk të mundësohet hyrja pa pasur edhe një rezervim hoteli.