Trajneri i Spanjës, Luis De La Funte, do të ketë një armë më pak në dispozicion për Botërorin 2026 sa i përket vijës së sulmit.
Mediat portugeze kanë bërë të ditur se sulmuesi 21-vjeçar i Portos, Samu, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin.
Samu u zëvendësua në pushimin e ndeshjes mes Portos dhe Sporting Lisbonës, ndërsa testet e sotme treguan se kishte pësuar një këputje në ligamentin e gjurit të djathtë.
Është bërë e ditur se do të bëhen teste të tjera në ditët në vijim, por thjesht për të përcaktuar se si do të vijojë rikuperimi i tij, që nuk pritet të shmangë ndërhyrjen kirurgjikale.
Samu kishte shpërthyer me ekipin U21 të Spanjës dhe kishte bindur De La Fuenten, i cili e kishte bërë pjesë të grumbullimeve të fundit duke e aktivizuar në 4 ndeshje dhe e shihte si një element që i garantonte diçka ndryshe në repartin e avancuar të ekipit të tij.
Në këtë sezon me Porton, ai kishte treguar një formë të mirë, me 13 gola të shënuar në 20 ndeshje të luajtura.
Burimi: botasot.info


