Spanja e Gjermania kërkojnë rekordin

July 5, 2024
1 minut lexim

Që ta kuptosh se kush është përballë, do të duhet të njohësh historinë. Natyrisht, rëndesa e fanelës nuk të siguron suksese e trofe, por gjithsesi çerekfinalja e kësaj të premteje e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024 është më e madhja e mundshme, kjo, sepse Spanja e Gjermania janë dy Kombëtaret që kanë fituar më shumë tituj në “Kontinentin e vjetër”.

Flitet për “gjigantë” me nga tre kampionate secili, me “Iberikët”, të cilët ishin të parët që ia dolën në Euro 1964, atëherë kur gjermanët ende nuk kishin vendosur të merrnin pjesë në këtë turne, me finalen ndaj kampionëve në fuqi, të kohës, Bashkimit Sovjetik, në “Santiago Bernabeu”, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Më pas erdhi epoka e dominimit të “Pancerave”, me Gjermaninë e teknikut Helmut Schon triumfoi bindshëm në Euro 1972, sërish ndaj Bashkimit Sovjetik, që atëherë ishte skuadër e madhe, mirëpo i mundën 3 me 0, ku asokohe i madhi Gerd Muller shënonte një dopietë për të siguruar trofeun.

“Pancerët” ia dolën edhe në vitin 1980 në “Stadio Olimpico” të Romës, në suksesin tepër të vështirë ndaj Belgjikës, teksa një gol me kokë në minutën e fundit nga “shtatlarti” i sulmit, Horst Hrubesch, mjaftoi për të siguruar fitoren 2-1.

Në Euro 1996, gjermanët fituan titullin e tretë e të fundit, duke u prishur festën anglezëve që menduan se futbolli u kthye në shtëpi, teksa në finale, “Die Manschaft” mposhti Repbulikën Çeke, po me shifrat 2-1, me legjendën, Oliver Birhoff, i cili shënoi golin e fitores e më pas “gjigantët” e kontinentit u ndalën dhe ia lëshuan skenën të tjerëve.

Pas fitoreve të Francës e Greqisë, u kthye sërish epoka e Spanjës, teksa në vitin 2008, “La Furia Roja” e drejtuar nga Luis Aragones mposhti në finale pikërisht “Pancerat” gjermanë, teksa një gol i Fernando Torres mjaftoi për t’i dhënë titullin e dytë “Iberikëve”.

Finalja e fundit e Spanjës ishte dhe më e madhja, teksa në Euro 2012, kësaj here të drejtuar nga tekniku legjende, Vincente del Bosque, “La Furia Roja” luajti “poker”, me Italinë në “NSC Olimpiyskiy Stadium”, të Kievit, teksa i mundën “Të Kaltërit”, me rezultatin 4-0. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Tahiri i bën thirrje Prokurorisë Speciale të hetojë gjetjet e ZKA-së për Vushtrrinë

Story i radhës

Ed Sheeran vendos të largohet për pak kohë nga muzika, arsyeja është emocionuese

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë