Kombëtarja e Spanjës u eliminua mbrëmë nga Maroku në fazën eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Koha e rregullt e ndeshjes si dhe vazhdimet nuk prodhuan asnjë gol, ku fituesi i ndeshjes u desh të përcaktohej nga penalltitë, në të cilat triumfoi Maroku me shifrat 3:0.
Pas këtij eliminimi, detyra e trajnerit te kombëtarja spanjolle është në rrezik, pasi që Luis Enrique pritet të largohet javën e ardhshme.
Tani, siç raportohet nga “Onda Cero”, Spanja është duke e konsideruar Roberto Martinezin si trajnerin e saj të ri nëse Enrique largohet.
Roberto Martinez dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Belgjikës menjëherë pas eliminimit qysh në fazën e grupeve të Botërorit “Katar 2022”.