spanja do te mbeshtese sanksionet nese rusia sulmon ukrainen 61f0852b7b542

Spanja do të mbështesë sanksionet nëse Rusia sulmon Ukrainën

January 25, 2022
1 minut lexim

Shefi i diplomacisë së Spanjës, Jose Manuel Albares, deklaroi sot se Madridi zyrtar do të mbështesë një “paketë masive dhe të fuqishme” masash ekonomike kundër Rusisë nëse kjo e fundit e sulmon Ukrainën.

Albares theksoi se vendet evropiane kanë burime të tjera përveç fuqisë për të penguar Rusinë nga çdo ndërhyrje ushtarake nga trupat e saj në vendin fqinj, duke përfshirë ato që do të kishin “pasoja të mëdha ekonomike dhe kosto të larta” për Rusinë, raporton Reuters.

“Nuk do të hyj në detaje për sanksionet që mund të vendosin vendet evropiane, për shkak të nevojës për konfidencialitet dhe dëshirës për të ruajtur pasigurinë si një pengesë. Por unë mund t’ju siguroj se do të jetë një paketë e madhe dhe e fuqishme,” tha Albares sot në parlamentin spanjoll.

Ai tha gjithashtu se duket se Rusia është ende e përkushtuar për dialog.

“Ka përshtypje se autoritetet ruse duan që dialogu të mbetet i hapur për momentin, edhe pse nuk është bërë ndonjë përparim konkret”, tha ministri spanjoll.

Spanja sot paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Kievit, përveç rasteve emergjente, por njoftoi se nuk do të evakuojë më shumë se 500 qytetarë nga Ukraina, sipas Reuters.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

italia ende pa president te ri 61f079566bee3
Story i mëparshëm

Italia ende pa president të ri

ne jete duhen mbyllur disa cikle per te filluar te tjere 61f085307bb3a
Story i radhës

Në jetë duhen mbyllur disa cikle, për të filluar të tjerë

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë