Spalletti zbulon fajtorin për humbjen ndaj Francës

November 18, 2024
1 minut lexim

Luciano Spalletti ka pranuar se humbja me rezultat 3-1 ndaj Francës dhe ndërprerjet mund të dëmtojnë besimin e tyre, por ka insistuar se kampanja e Italisë në Ligën e Kombeve është padyshim pozitive.

‘Azurrrët’ e nisën këtë ndeshje ashtu siç bënë në Paris gjatë muajit shtator, duke pësuar kësaj radhe pas 119 sekondash lojë me një gol me kokë nga Adrien Rabiot.

“Fatkeqësisht, kjo është situata. Ne mund të kishim një atmosferë më relaksuese me më pak presion dhe ju pësoni menjëherë nga një rivënie këndore”.

“Kur u munduam të riktheheshim në lojë ne dhamë shumë energji. Mund të jetë një rastësi që po pësojmë kaq shumë nga ndërprerjet, ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe ne ndiheshim sikur mund të merrnim kontrollin, por pastaj një tjetër gol nga ndërprerjet dhe ishte e vështirë të gjenim hapësirat”.

“Çfarë na shkaktoi më së shumti probleme është fakti që mesfushorët nuk e ‘pastruan’ topin, ne na duhej më shumë kualitet në posedim, për ta vjedhur topin në hapësira të ngushta, por nuk e bëmë këtë mjaftueshëm”.

“Vlerësimi i përgjithshëm i kësaj periudhe është padyshim pozitiv. Ne pamë disa gjëra të mira sonte gjithashtu, por natyrisht kjo humbje shkakton probleme në aspektin e besimit”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit e paduruar: I dua të gjitha tani!

Story i radhës

Mbledhje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Prishtinë

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë