Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka bërë disa deklarata për DAZN, ku u ndal edhe te revolucioni që ka përjetuar skuadra e tij këtë verë.
Spalleti e sheh mbrojtësin shqiptar nga Kosova si një nga liderë te Napoli, pas largimit të emrave të njohur si Lorenzo Insgine, Dries Mertens dhe Kahlidou Koulibaly.
“ Revolucioni ? Kur ndryshoni ekipin në mënyrë drastike, ju duhet pak kohë dhe liderë për t’u rritur. Tashmë kemi disa, si Di Lorenzo, Rrahmani dhe Anguissa”.
“Osimheni duhet të bëhet pikë referimi për ne, i kam thënë tashmë”, ka thënë trajneri që shpjegoi tutje se punon dhe bisedon shumë me lojtarët, madje kanë edhe grup në Whatsapp.
Napoli e ka nisur shumë mirë kampionatin me një fitore ndaj Hellas Veronas me rezultat 5-2 si mysafir.
Për Napolin shënuan pesë lojtarë të ndryshëm në këtë ndeshje.