Spalletti: Ndëshkimi i Anguisës i padrejtë

April 12, 2023
1 minut lexim

Napoli i Luçiano Speltit u mposht me rezultatin minimal 1-0 ndaj Milanit, në duelin e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Milanit. Tekniku italian komentoi këtë humbje, teksa në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport” deklaroi:

“Nuk kam asgjë për të thënë, duke komentuar pas ndeshjeve është humbje kohe, nuk ka kthim prapa.

Kishim një qasje të mrekullueshëm, përgëzoj skuadrën për mënyrën sesi u përpoqën ta luanin lojën, madje edhe në disavantazh numerik. Urime dhe për Menja. Kishte gjëra për t’i menaxhuar dhe ne e bëmë mirë, loja ishte ajo që prisja të bënin.

Në këtë pikë çdo mungesë na bëhet e rëndë, por kemi lojtarë që mund ta kompensojnë.

Kështu ka qenë gjatë gjithë sezonit, përndryshe nuk do të kishim këto rezultate.

Ne i besojmë grupit, është keq që ne mos e keni Anguisën sepse mendoj se është e padrejtë.

Ishte planifikuar ta zëvendësoja, po shikoja se kush ishte lojtari që do të ndeshej në tre zëvendësimet, më mungonte i treti.

Dhe keqardhja është se ai humbi dy minuta për të thënë se kush ishte i fundit që do të zëvendësohej.

Protestat e Kim? Pse nuk tregoni për gjestet goditëse, pse nuk tregoni për flamurin e shkelmuar nga Leao?

Mund të shkelmojmë gjithccka nëpër fushë? A është e drejtë kjo?

Gjithsesi nuk dua të flas për arbitrin. Ne jemi një ekip që duhet të stërvitemi në karakter, por kemi cilësi shumë të mira. Ndonjëherë jemi të ndjeshëm ndaj situatave të caktuara që i krijojmë vetë.

Ne jemi një ekip shumë i fortë me një të ardhme të rëndësishme, por të përbërë nga djem të mirë, të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh rreth tyre. Gjithsesi ata vuajnë disa gjëra, na ka ndodhur edhe vitin e kaluar”, u shpreh Spalletti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​SHBA sanksionon mbi 120 subjekte që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës

Story i radhës

Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja

Të fundit nga

ShkoLartë