Spalleti ka disa ‘mesazhe’ për gjashtë lojtarë të tij, në mesin e tyre edhe Zhegrova
Luciano Spalletti humbi ndeshjen e tij të parë si trajner i Juventusit të dielën, dhe tashmë tekniku toskan u ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta disa lojtarëve kyç, duke synuar përmirësimin e performancës në fushë.
Humbja 2-1 e Juventusit ndaj Napolit të dielën ishte disfata e parë e Spallettit në tetë ndeshje si trajner i “Zonjës së Vjetër”.
Tekniku italian është kritikuar nga mediat për zgjedhjet e tij në formacion dhe për mënyrën si përdori zëvendësimet në “Stadio Maradona” këtë fundjavë, ndërsa Fabio Capello nuk i pëlqeu komentet e trajnerit për Kenan Yildiz.
Spalletti është në krye të Juventusit për më shumë se një muaj, por tashmë ka treguar qartë mendimet e tij për disa lojtarë kyç, sipas “Gazzettas”.
Qartësisht, ai është ende në fillimet e aventurës së tij në Torino, por vërejtjet e tij brenda dhe jashtë fushës tregojnë se ku sheh nevojë për përmirësim te skuadra.
Më poshtë janë disa nga vërejtjet kritike të Spallettit, të cilat ai shpreson se do të nxisin një reagim pozitiv në ndeshjet e ardhshme.
Khephren Thuram
“Pse po bëjmë kaq shumë gabime?”, e pyeti Spalletti në mënyrë retorike Khephren Thuram gjatë fitores 2-1 kundër Cremoneses, që shënoi debutimin e tij në pankinën bardhezi.
Trajneri kërkoi më shumë saktësi në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja dhe intensitet më të lartë në kundërsulme dhe presing.
Openda dhe David
“Duhet të kenë atë vetëbesimin dhe pak fytyrë të keqe, përndryshe të tjerët e kuptojnë, dhe nëse je i turpshëm, të shtyjnë sa andej-këndej,” pas Juventus 2-1 Cagliari.
Yildiz
“Një javë më parë më pyesnit kur do t’i jepja Kenan Yildizit pushim. Sot futa Opendan, një lojtar për të cilin Juventusi pagoi 45-50 milionë euro. Edhe ai duhet të luajë. Yildiz shënoi dhe mund të na japë shumë, por nëse skuadra ka nevojë për ato momente të papritura magjie dhe intuitash, atëherë edhe ai duhet të rrisë kontributin e tij,” pas Napoli 1-2 Juventus.
Locatelli
“Locatelli u ul pak shumë mbrapa dhe nuk mbajti pozicionin që doja në mesfushë, pastaj dy sulmuesit kishin pak lëvizshmëri dhe ne vazhdimisht ngecëm në mes. Nuk e qarkulluam topin shpejt dhe nuk e shfrytëzuam epërsinë numerike në mesfushë,” pas Napoli 1-2 Juventus.
Edon Zhegrova“
Mund ta nisja me të titullar, dhe pastaj ju do ta kuptonit se cili është problemi,” tha Spalletti pas Napoli 1-2 Juventus.
“Sepse ai është lojtar për 15 metrat e fundit të fushës, por e dini që është operuar, po kthehet nga një dëmtim dhe ka qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë?
Këtë javë madje na u desh ta tërhiqnim nga stërvitja sepse ndjeu dhimbje.
Ka shumë kohë që nuk është stërvitur me ritme të larta dhe intensitet të lartë.
Edhe unë jam kurioz ta aktivizoj më shumë, por kur skuadra kundërshtare merr topin dhe të shtyn në gjysmën tënde, ta ngresh atë lart nuk është e lehtë sepse do t’i duhej mbështetje nga një gjendje më e mirë fizike”.
Burimi: botasot.info


