SPAK përfundon hetimet për tenderin te MSH, çon për gjykim Sekretaren e Përgjithshme, Joana Duro

July 17, 2023
min lexim

SPAK përfundoi hetimet për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Joana Duro dhe dosjen penal ia dorëzoi Gjykatës së Posaçme për shqyrtim. Ndaj të pandehurës Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi të pandehurën Laura Shteto, ndërsa biznesmeni Vladimir Topi dhe inxhinieri i kompanisë së tij, Silvi Shehu akuzohen nga SPAK për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Joana Duro, me detyrë sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.

SPAK thotë se Vladimir Topi administrator i kompanisë “Dricons” sh.p.k, me qëllim fitimin në mënyrë të padrejtë të tenderit, i ka dhënë inxhinierit të kompanisë së tij shumën prej 330 mijë lekësh. Këto para Shehu ia ka dorëzuar të pandehurës Laura Shteto, e cila ia ka dorëzuar Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë. Në momentin që është bërë dorëzimi i parave, agjentët e Byrosë kombëtarë të Hetimit kanë ndërhyrë duke bërë arrestimin e Joana Duros dhe personave të tjerë. Për këtë dosje penale pritet të vendosë gjyqtari paraprak, ndërsa SPAK thotë se ka hapur një çështje të re dhe po vijon hetimet për fakte penale të tjera.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 17.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

1.Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2. Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.

3. Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.

4. Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se e pandehura Joana Duro, me funksionin e lartë shtetëror, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.

Nga hetimi me metoda speciale është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro, kjo e fundit me detyrë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se se kjo shumë parash është dhënë si përfitim i parregullt nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, të pandehurin Vladimir Topi, ka marrë shumën e parave prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë ) lekë nga i pandehuri Vladimir Topi dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dërguar tek Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt. Hetimet në lidhje me procedimin penal të ndarë vazhdojnë për fakte penale të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autoritet greke ngrenë alarmin për rrezik të lartë nga zjarret

Story i radhës

Presidentja Osmani inkurajon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit

Të fundit nga

ShkoLartë