“SPAK nuk shkon në thelb të sistemit kriminal”, Fatos Lubonja: Reforma në drejtësi u bë për t’u kapur

August 24, 2023
1 minut lexim

Analisti Fatos Lubonja, është shprehur se ka një ngjashmëri mes aferës së inceneratorëve dhe asaj të sterilizimit.

Komentet Lubonja i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha SPAK me rastin e inceneratorëve i jep më shumë të drejtë atyre që mendojnë që ky institucion është i kapur.

Ai foli gjithashtu edhe për çështjen e Fredi Belerit, duke u ndalur edhe tek reagimet e autoriteteve greke.

Lidhur me refuzimin e ftesës nga për darkën informale në Athinë nga ana e presidentit Bajram Begaj, Lubonja tha se me këtë veprim, ai tregoi se është ushtar i kryeministrit Edi Rama.

“Gjithë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është proces që duhet të drejtohet nga BE e SHBA, realiteti ka treguar që për arsye gjeostrategjike ka pasur edhe vonesa. Por reforma në Poloni dhe në Shqipëri që janë bërë në të njëjtën kohë, ndaj Polonisë kanë vënë sanksione, por ndaj Shqipërisë janë bërë lëvdata.

Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve. Rama përpiqet të tregojë sikur Shqipëria po zhvillohet dhe po ecën para, por nuk mendoj që aksioni i Greqisë do të jetë kaq i thellë, sepse ky është një problem e të gjithë shqiptarëve.

Ai gjenerali është ushtar i Ramës. Qesharake është edhe fakti sepse Presidenti nuk ka dhënë as edhe një argument, veçse ka agjendën të zënë. Pra sillemi si të papërgjegjshëm deri në nivelin e Presidencës. Tregon që është një njeri pa këllqe për atë vend dhe Rama për këtë arsye e ka vënë.”, tha ndër të tjera Lubonja.

A është SPAK i pavarur nga pushteti i ekzekutivit? Mendoj që reforma në drejtësi u bë për t’u kapur. SPAK me rastin e inceneratorëve i jep më shumë të drejtë atyre që mendojnë se SPAK është i kapur. Kapja ose jo e SPAK nuk lidhet me disa peshq qofshin edhe të rëndësishëm, por me faktin se sa SPAK i shkon në thelb sistemit kriminal”, është shprehur Lubonja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takimi Pendarovski – Eskobar: Konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për hapin e radhës drejt BE-së

Story i radhës

5 Ushqimet që Mund të Shkaktojnë Aromë të Keqe të Trupit

Të fundit nga

ShkoLartë