spak nis hetimet per ngercin me pagat e magjistrateve agjentet e bkh zbarkojne te ministria e financave 6aac288f68191

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

September 17, 2026
min lexim

SPAK ka nisur hetimet për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, një debat që gjatë javëve të fundit ka përfshirë institucionet e drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

Mësohet se, në kuadër të hetimeve, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Financave dhe kanë sekuestruar praktikat dhe dokumentacionin që lidhet me procedurat e ndjekura për pagat në sistemin e drejtësisë.

Sekuestrimi i praktikave në Ministrinë e Financave synon t’u japë hetuesve dokumentacionin mbi procedurat e ndjekura dhe vendimmarrjen lidhur me ekzekutimin ose moskryerjen e pagesave.

Veprimet hetimore vijnë pas kallëzimit të depozituar në SPAK më 8 shtator nga 20 nëpunës autorizues të gjykatave, së bashku me drejtues të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve.

Kallëzimi përfshin ministrin e Financave, sekretarin e përgjithshëm të ministrisë dhe drejtues të 16 degëve të Thesarit. Në kallëzim kërkohet hetim për veprat e pretenduara të “shpërdorimit të detyrës”, “pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

-Si nisi përplasja?

Çështja që tashmë ka përfunduar në SPAK e ka zanafillën te mënyra e përllogaritjes së pagave të magjistratëve dhe vendimi nr. 15, i datës 17 shkurt 2026, i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka theksuar publikisht se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim dhe se autoritetet përgjegjëse duhet të zbatojnë standardin kushtetues të përcaktuar në vendimin për pagat e magjistratëve.

Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për ndërhyrjen e Kuvendit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërmorën hapa për zbatimin e vendimit.

KLGJ, me vendimin nr. 435 të datës 26 gusht, dhe KLP, me vendimin nr. 144 të datës 28 gusht, përcaktuan pagën e re referuese bazë dhe ngarkuan strukturat përgjegjëse buxhetore për zbatimin e saj. Sipas të dhënave të publikuara, paga referuese u përcaktua në rreth 222 mijë lekë, së bashku me shtesën përkatëse të kualifikimit.

Për krahasim, në shkurt të këtij viti Këshilli i Ministrave kishte përcaktuar, pas indeksimit me 2.5%, pagën referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë në 156 825 lekë në muaj.

Bllokimi në Thesar

Përplasja u thellua në fillim të shtatorit, kur pagat e muajit gusht nuk u ekzekutuan sipas përllogaritjes së re për një pjesë të sistemit. Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve pretenduan se veprimet ose mosveprimet e strukturave të Thesarit po pengonin ekzekutimin e pagave. Sipas tyre, situata preku jo vetëm magjistratët, por edhe punonjës të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë.

Shoqatat iu drejtuan Ministrisë së Financave duke kërkuar ndërhyrjen për zhbllokimin e pagesave dhe argumentuan se strukturat e Thesarit nuk mund të vlerësonin ligjshmërinë e formulës së përcaktimit të pagave dhe, mbi këtë bazë, të mos ekzekutonin urdhërpagesat. Ky pretendim është tashmë pjesë e kallëzimit të depozituar në SPAK.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

100 gditje me kamxhik per tradhti bashkeshortore ne indonezi gruaja rrezohet nga dhimbja 6aac283a0eab3
Lajmi i mëparshëm

100 g*ditje me kamxhik për tradhti bashkëshortore në Indonezi/ Gruaja rrëzohet nga dhimbja

jemeni perfshihet nga luftime te reja 125 mije te zhvendosur okb paralajmeron per krize ushqimore 6aac28f0ef573
Lajmi i radhës

Jemeni përfshihet nga luftime të reja, 125 mijë të zhvendosur/ OKB paralajmëron për krizë ushqimore

Të fundit nga

ShkoLartë