100 gditje me kamxhik per tradhti bashkeshortore ne indonezi gruaja rrezohet nga dhimbja 6aac283a0eab3

100 g*ditje me kamxhik për tradhti bashkëshortore në Indonezi/ Gruaja rrëzohet nga dhimbja

September 17, 2026
1 minut lexim

Një çift në provincën indoneziane të Acehut është dënuar me nga 100 goditje me kamxhik, pasi u shpallën fajtorë për marrëdhënie seksuale jashtë martesës.

Sipas “Daily Mail”, ndëshkimi publik u zhvillua të enjten në Banda Aceh, ku gruaja u rrëzua në gjunjë nga dhimbja dhe u lut për mëshirë. Edhe partneri i saj mori të njëjtin dënim.

Ndëshkimi u ndërpre përkohësisht për burrin pas 60 goditjeve, për shkak të shqetësimeve për gjendjen e tij shëndetësore. Më pas, ai e përfundoi dënimin prej 100 goditjesh.

Acehu është i vetmi rajon në Indonezi që zbaton ligjin e Sheriatit. Sipas rregullave lokale, marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dënohen me goditje me kamxhik, ndërsa masa të ngjashme parashikohen edhe për shkelje të tjera.

Çifti ishte pjesë e një grupi prej 10 personash të ndëshkuar atë ditë. Tetë të tjerët morën nga 16 deri në 21 goditje për përzierje mes gjinive në një festë ditëlindjeje.

Ndëshkimet publike në Aceh synojnë jo vetëm dhimbjen fizike, por edhe turpërimin e personave që shkelin ligjin fetar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te gjithe nen furtunen antidroge ne kumanove 11 jave mjaftuan per shkrirjen e njesise 6aac118ee1f22
Lajmi i mëparshëm

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

spak nis hetimet per ngercin me pagat e magjistrateve agjentet e bkh zbarkojne te ministria e financave 6aac288f68191
Lajmi i radhës

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

Të fundit nga

ShkoLartë