Prej disa ditësh SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta.
Kjo lëvizje e Prokurorisë së Posaçme ka ardhur në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri.
Lidhur me këtë ka pasur reagime e deklarata të shumta.
Ndër to edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila ka bërë një reagim ironik në rrjetet sociale.
“Uroj qe hetimi i nisur nga SPAK per ish- presidentin Ilir Meta, te mos mbetet rrugeve si ai i inceneratoreve!”, shkruan Lala.