spak merr ne dore hetimin per tjetersimin e pronave ne radhime orikum dhe dukat 6a42401b98a00

SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat

June 29, 2026
1 minut lexim

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Vlorës për dyshime mbi falsifikimin e dokumenteve dhe tjetërsimin e pronave në zonat e Radhimës, Dukatit dhe Orikumit, tashmë ka kaluar në kompetencë të SPAK.

Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë dosjen Prokurorisë së Posaçme, e cila, bazuar edhe në kallëzimet e depozituara nga banorë të zonës, ka regjistruar procedimin penal.

Burime bëjnë me dije se, krahas dosjes së transferuar, SPAK ka kërkuar nga Prokuroria e Vlorës edhe aktet hetimore të administruara gjatë fazës paraprake të hetimit.

Në vijim të këtyre veprimeve, SPAK dhe Prokuroria e Vlorës kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në Vlorë, mes tyre edhe në zyrat e Hipotekës së qytetit.

Hetimi lidhet me dyshimet se sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në Orikum, Dukat dhe Rradhimë janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë regjistruar në hipotekë, duke dëmtuar pronarët që pretendojnë se i kanë përfituar tokat sipas ligjit 7501.

Sipas të njëjtave burime, kallëzimet janë depozituar nga një grup banorësh të Orikumit, Radhimës dhe Dukatit, të cilët kanë kërkuar hetim për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe dyshime për veprimtari në kuadër të një “grupi të strukturuar kriminal”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sindikata e policise ngushellon familjen e policit rexhep gashi qe humbi jeten gjate detyres ne vermice 6a423f95b70ea
Lajmi i mëparshëm

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

pezeshkian katari pritet te liroje 6 miliarde dollare nga asetet e ngrira 6a424070c4020
Lajmi i radhës

Pezeshkian: Katari pritet të lirojë 6 miliardë dollarë nga asetet e ngrira

Të fundit nga

ShkoLartë