sindikata e policise ngushellon familjen e policit rexhep gashi qe humbi jeten gjate detyres ne vermice 6a423f95b70ea

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

June 29, 2026
1 minut lexim

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të së hënës në një aksident trafiku pranë pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, teksa ishte në kryerje të detyrës.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e Sindikatës.

Sipas detajeve të bëra publike nga Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të 29 qershorit. Zyrtari policor Rexhep Gashi, 59 vjeç, ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, kur në një moment tentoi të kalonte rrugën. Në atë çast, ai u godit nga një automjet që po lëvizte në drejtimin Prizren–Vërmicë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e goditjes, Gashi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit, D.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Rasti po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pakistani sulmon afganistanin vret 29 ushtare te grupeve terroriste 6a423b0ade008
Lajmi i mëparshëm

Pakistani sulmon Afganistanin, vret 29 ushtarë të grupeve terroriste

spak merr ne dore hetimin per tjetersimin e pronave ne radhime orikum dhe dukat 6a42401b98a00
Lajmi i radhës

SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat

Të fundit nga

ShkoLartë