SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u gjetën 59 kg kokainë! “Unistream” erdhi nga Kolumbia në Durrës

min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia, ku edhe u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit.

Pas këtij vendimi, ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.

Në fund të korrikut, shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, e anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.

Përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën para gjykatës. Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK bllokoi edhe pasaportat e ekuipazhit. Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej 59 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Sekuestrohet anija me qymyr

Më 21 qershor, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për sekuestrimin e anijes me qymyr që mbërriti në Portin e Durrësit më 17 maj. Në anije u gjetën dhe sekuestruan 59 kg kokainë.

Pas marrjes në pyetje të ekuipazhit dhe verifikimeve të anijes, SPAK e sekuestroi atë, ndërsa çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK.

Sakaq, droga u gjet në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda. Ajo u ankorua me datën 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Anija me kapiten rus po transportonte 6500 ton qymyr nga Kolumbia në vendin tonë. Nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 53 pako me drogë të cilat peshonin 59 kg. Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi.

Kapja e drogës në anijen me qymyr

Sasia e konsiderueshme prej kokaine është kapur, në anijen me qymyr që vinte nga Kolumbia.

Ishin partnerët ndërkombëtar ata që sinjalizuan Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas u krye edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që zbuloi kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.

Anija “Unistream” u ankorua më 16 maj në portin e Durrësit,  teksa më parë ka ndaluar në portin Barranquilla të Kolumbisë. Ajo është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, në orën 08:32.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga 1 gushti, rregulla të reja për hyrjen në Austri

Story i radhës

“Kush është ky Ronaldo Sharka?”/ I harroi emrin gazetarit në emision, Fjodora Fjora flet për gafën virale

Të fundit nga