Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja e cila u akuzua për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumenti, është shpallur e pafajshme nga GJKKO.
GJKKO argumenton se për anëtaren e KPK nuk ka asnjë asnjë vepër penale.
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për komisioneren, Etleda Çiftja.
Por në zbatim të gjykimit të shkurtuar, anetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do dënohej me 1 vit heqje lirie.
SPAK arsyetoi se dënimi i saj me burg pezullohet për t’u konvertuar përfundimisht në 2 vjet shërbim prove.
Por me vendimin e sotëm të GJKKO, Çiftja shpallet e pafajshme dhe nuk do të kryej asnjë dënim.