Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon kampingun me të rinjtë e kësaj partie në Jalëm, i pëashqetësuar nga zhvillimet e fundit nga Tirana.
Ai ka postuar një video në Instagram duke hedhur valle me të rinjtë.
“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekesh në rrugën e tyre”.
SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Halit Valteri. Kryeprokurori Arben Kraja ka kërkuar të dhëna gjatë muajit gusht nga KQZ dhe gjendja civile në kuadër të këtij procedimi.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi në lidhje me hetimet e SPAK, duke deklaruar se vendimi në fjalë është një shërbim që i bëhet mafies së incineratorëve.
https://www.instagram.com/p/Chp-tfDKEDc/