SPAK dërgon për gjykim ish kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

August 16, 2023
1 minut lexim

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj ish-kreut të bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci; administratorit të Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku, si dhe biznesmenit Durim Margjekaj.

SPAK akuzon ish kryebashkiakun Fran Tuci dhe administratorin e Iballës për shpërdorim të detyrës, vepër e kryer në bashkëpunim, ndërsa biznesmenin Durim Margjekaj për ndërtim të paligjshëm.

Fran Tuci dhe Ndoc Marku në kundërshtim me ligjin, sipas SPAK, kanë lejuar hapjen e një segmenti rrugor prej rreth 1.8 km dhe gjërësi rreth 5 m, duke u dëmtuar kështu një sipërfaqe e konsiderueshme e fondit pyjor në pronësi të bashkisë Fushë-Arrëz. Po ashtu thonë hetusit kjo rrugë ka dëmtuar rëndë mjedisin.

Ndërsa Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari”, akuzohet se ka kryer pa leje punime për ndërtimin e rrugës.

Vlerësimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes pyjore.

Ish kyebashkiaku Fran Tuci, i cili ka drejtuar bashkinë Fushë Arrëz për dy mandate si i zgjedhur i Partisë Socialiste, u arrestua më 12 korrik së bashku me administratorin e Iballës, Ndoc Marku.

Gjatë këtij viti janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 5 kryebashkiakë apo ish kryebashkiakë, 4 prej të cilëve të kandiduar nga Partia Socialiste: Fran Tuci i bashkisë Fushë Arrëz i akuzuar për shpërdorim detyre, Safet Gjici i bashkisë Kukës për korrupsion pas publikimit të një videoje, Vangjush Dako ish kryebashkiaku Durrësit për shpërdorim të detyrës, Lefter Alla i bashkisë Bulqizë edhe ky për shpërdorim të detyrës.

Ndërsa Fredi Beleri, kandidati i grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria gjermane propozon ligj për legalizimin e kanabisit

Story i radhës

Ushqimet me Aditivë: Si T’i Njohim dhe T’i Përzgjedhim Produktet e Sigurta në Dyqan

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë