Spaho tërhiqet nga komisioni, Tabaku për mungesën e një dëshmitari: U tremb nga pyetjet

February 16, 2022
min lexim

Komisioni Hetimor për Inceneratorët vijon pyetjen me marrjen e dëshmive të personave që janë dhe kanë qenë më afër inceneratorëve.

Kryetarja e komisionit ka bërë me dije se sot mungon Loran Dusha administrator i inceneratorit të Fierit  i cili ka hezituar të marrë pjesë sot për të dhënë dëshminë e tij duke u justifikuar se është me Covid.

Sipas Tabakut ai është stepur pasi ka parë pyetjet që bëjnë deputetët në këtë komision.

Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë. E pa se çfarë pyetjesh bënin deputetët dhe është trembur dhe nuk do të dëshmojë”, ka thënë Tabaku.

Ndërkohë sot Edmond Spaho është tërhequr nga komisioni pasi ka theksuar se duket qartë që mazhoranca po përdor të gjithë mënyrat për të  shmangur punën e komisionit ndaj ai e di që fati i tij do të jetë si të tjerët.

Ndërkohë Tabaku ka kërkuar që ai të vijojë punën e tij në komision dhe ta dërgojnë deri në fund misionin që ato kanë nisur.

Jemi duke hedhur dritë në këtë aferë. Unë besoj se do shumë guxim, kurajo dhe integritet ti vesh emër korrupsionit dhe unë i falënderoj të gjithë deputetët e opozitës që e kanë bërë këtë, sepse ne kemi vetëm një armik të përbashkët që është korrupsioni në qeveri. Ajo që ka dalë në dritë deri tani në fakt e ka bërë të dridhet qeverinë. Çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet. Dje Edi Rama i  shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale. Ju e shikoni sesi dëshmitarët ndryshojnë kur vijnë këtu. Ju shikoni sesi pyeten dëshmitarët. Pa asnjë kompromis”, ka thënë ai.

Pjesë nga biseda:

Edmond Spaho: Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërë komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni.

Jorida Tabaku: Normalisht do të vazhdojmë

Edmond Spaho: Do të dalim me dy raporte.

Jorida Tabaku: Rëndësi ka transparenca jonë. /

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kompania e Elon Musk që do të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët akuzohet për abuzime

Story i radhës

Disney Launches Specialized Metaverse Team to Explore ‘New Storytelling Frontier’

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë