Spaho paralajmëron largimin nga komisioni i inceneratorëve: Nuk dua të jem pjesë

February 16, 2022
min lexim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për inceneratorët, deputeti Edmond Spaho, paralajmëroi se nuk do të jetë më anëtar i këtij komisioni, me arsyetimin se procesi do të sabotohet nga opozita.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku theksoi se vullneti është që ky proces të shkojë përpara dhe në fund të dalin me rezultate konkrete.

Spaho: Raste si Stela Gugallja nuk e nderojnë këtë komision. Mazhoranca do që ky komision do të dështojë. Nuk dua të jem pjesë e këtij komisioni dhe nga sot e në vazhdim nuk do jem pjesë e komisioneve derisa ata që kërkojnë komisionet hetimore të kenë shumicën. Në Shqipëri nuk mbahen referendume dhe do të ndërmarr një iniciativë ligjore që të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore. Mazhoranca në daç ta votojë në daç jo. Unë e ndjej si detyrim këtë gjë, faleminderit.

Tabaku: Unë ju falenderoj, ndaj disa nga shqetësimet tuaja. Si për gazetarin Rama dhe rastet e tjera, ka qenë dëshira ime që ju të ishit anëtar në komision. Dua t’ju kundërshtoj. Ky komision po hedh dritë për këtë aferë, nuk e lë unë që të dështojë. Ne nuk kemi pasur kompromis për diçka apo për këdo. I falenderoj anëtarët e komisionit, e po hedhim dritë për këtë aferë. Unë kam kërkuar këshilltarit ligjor për përjashtimin e zonjës Felaj. Do shumë guxim dhe integritet t’i vendosësh emër komisionit.  Unë falenderoj deputetët e opozitës për këtë. I di vështirësitë për këtë. Unë shpresoj që juve të jenë pjesë e këtij komisioni, nëse gjykoni të mos jeni kemi zëvendësues, por është një përpjekje në ekip për t’i dhënë spunton e duhur këtij komisioni. Ju e shikoni se çfarë pyetjesh i bëjmë dëshmitarëve, pa asnjë kompromis. Ju do të doja të jeni pjesë, ju keni drejtuar disa komisione, unë e kam për herë të parë. Duhet t’ia dalim të gjithë si ekip.

Spaho: Zonja kryetare nuk vendosa në diskutim përpjekjet e deputetëve të opozitës për këtë aferë. Kam pranuar me besimin që do të bëjmë një punë. Nga praktika e komisioneve të mëparshme dhe veçanërisht nga puna e këtij komisioni dhe qëndrimit të mazhorancës ditën e djeshme, shoh që ky komision do të ketë të njëjtën fat si komisionet e tjera hetimore. Mazhoranca që ndodhet në konflikt interesi, ata nuk duhet të jenë pjesë e komisionit dhe do të vijojnë të sabotojnë. Nëse duhet të ecte puna gazetari duhet të ishte i pranishëm sot. Mazhoranca është bërë bashkë për të mos hedhur dritë në këtë aferë. Unë të bëhem pjesë e këtij bashkimi të mazhorancës për institucionit të kuvendit për të mbuluar këtë aferë nuk kam për t’u bërë. Unë s’kam gjë me ju. Uroj të vazhdoni dhe t’ia arrini objektivin. Por me këta ky komision do të dalë me dy raporte.
Tabaku: Rëndësi ka integriteti jonë në këtë proces, jo raportet në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbappe: Më e mira do të vjen në Bernabeu

Story i radhës

Скопјанец фатен како краде во една од скопските клиники

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë