Analisti Nexhmedin Spahiu tha se Asociacioni duhet të bëhet vetëm kur flamuri ynë të ngritët në Beograd.
“Serbët po planifikojnë që kur të bahet Zajednica me u çu me festu në krejt Kosovën, sikur kur kemi festu na për pavarësi”, tha ai në Pressing.
“Ne a kemi me festu që u ngrit flamuri në Beograd, ata kanë me festu këtu”, tha ai.
“Problemi është që na mos me u ba budallë, po kemi rast me mbledh mend prej qeverive paraprake, mos me bo veresi, dmth Asociacioni vetëm në momentin kur ngritët flamuri në Beograd. Ndryshe ne kemi me qenë të mashtruar”, shtoi analisti Spahiu.