spahiu ja pse berisha do ta braktise partine 64272f6eb063d

Spahiu: Ja pse Berisha do ta braktisë partinë

March 31, 2023
1 minut lexim

Analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha po përgatitet që grupimin e drejtuar prej tij në Partinë Demokratike, t’ia lërë kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu dha arsyet se pse sipas tij, do të ndodhë diçka e tillë.

“Mendoj që në testamentin e tij politik, ai po përgatit që çelësat e kësaj lëvizjeje, e kësaj partie, t’ia lërë Ilir Metës. Faza e parë po përgatitet me shkrirjen e dy grupimeve, Rithemelimit dhe LSI, të cilat i pararijnë një faze për të krijuar një parti të përbashkët.

E  dyta, Sali Berisha ka investuar shumë fort te figura e Ilir Metës, duke filluar nga 21 janari për të mbrojtur Ilir Metën, nga mbrojtjet në proceset gjyqësore, e ka bërë zv.kryeministër. Sali Berisha ka lidhje miqësore dhe familjare me Ilir Metën. Janë fqinj në Gjirin e Lalzit. Sot Berisha nuk ka një kandidaturë relevante e cila të rivalizojë figurën e Ilir Metës”, theksoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

cfare ka kurdisur luizi zbulon strategjine e oltes brenda shtepise me te famshme ne shqiperi 64272efca52a3
Story i mëparshëm

“Çfarë ka kurdisur”/ Luizi zbulon strategjinë e Oltës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

kunderpergjigjet rexhaj akuzat e deputetit muja jane te paverteta 6427310f5483a
Story i radhës

Kundërpërgjigjet Rexhaj: Akuzat e deputetit Muja janë të pavërteta

Të fundit nga

ShkoLartë