Spahiu beson që deklarata e Kurtit për Asociacionin është qëndrim serioz

October 29, 2024
1 minut lexim

Profesori universitar, Nexhmedin Spahi e ka vlerësuar të duhur deklarimin e kryeministri Kurti se pa njohje nga Serbia nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se këtë qëndrim Kurti është dashur ta bëjë më herët.

Spahiu në emisionin “InfoNata”në Tëvë1 ka thënë se nuk beson që kjo është deklaratë për fushatë elektorale, pasi sipas tij, Kurti e ka dëshmuar edhe me rastin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Besoj që e ka dëshmua që ky është qëndrim serioz dhe na patëm mundësin që Asociacionin me dhanë në për Këshill të Evropës dhe kryeministri bëni mirë që nuk e bëri këtë hap… sepse ne e kishim hup monedhën për njohjen. Kosova e bënë Asociacionin kur Serbia hap zyrën diplomatike në Prishtinë dhe flamuri i Kosovës valon në Beograd. Nuk e di pse kryeministrit ju ka dashtë kaq kohë me ardhë në këtë përfundim”, ka thënë Spahiu.

Ai ka thënë se edhe dialogu është realizuar për të bërë “pazare”.

“Negociatat janë bë për pazare, prej Kosovës ka qenë me marrë njohjen pre Serbisë, kurse nga Serbia me nxjerrë sa më shumë me grry sa më shumë pavarësinë e Kosovës, që me shit sa më shtrenjtë njohje”, tha Spahiu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krijimi i një Asociacioni që po e kërkon Serbia pa e njohur fillimisht Kosovën do ta minonte Kushtetutën, pasi do të kërkonte fuqi ekzekutive nga Qeveria dhe komunat.

Sipas tij e njëjta vlen edhe për garancitë specifike për kishat dhe manastiret ortodokse.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër protesta e opozitës në disa akse të vendit/ Policia e Shtetit publikonin planin e masave

Story i radhës

Olta për Anën: Duhet të dalë nga shtëpia

Të fundit nga

ShkoLartë