SpaceX merr autorizimin për lëshimin e 7500 satelitëve të tjerë Starlink

December 2, 2022
1 minut lexim

Në 2020-ën SpaceX kërkoi leje nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA që të lëshonte në orbitën e ulët të Tokës 29988 satelitë të gjeneratës së dytë të Starlink.

Tashmë autoritetet Amerikane janë përgjigjur kësaj kërkese duke autorizuar lejen vetëm për 7500 satelitë për rrjetin e satelitëve me të cilët SpaceX synon të ofrojë akses broadband në mbarë botën.

Satelitët do të lëshohen në lartësitë 525km, 530km dhe 535km. Arsyeja pse autoritetet kufizuan numrin e satelitëve është për shkak të shqetësimeve lidhur me mbetjet hapësinore.

Shumë kompani, përfshirë agjencinë hapësinore NASA, kanë ngritur shqetësime lidhur me planet e SpaceX për të lëshuar 30 mijë satelitë në orbitë ndërsa autoritetet i kanë dhënë leje për 12 mijë të tillë.

Një numër i lartë satelitësh Starlink mund të shtojnë rreziqet e përplasjeve orbitale.

Nga ana tjetër Elon Musk është shprehur se gjenerata e dytë e satelitëve Starlink është shumë më e madhe sesa pasardhësi për shkak të implementimit të antenave të reja më të mëdha.

Këto antena do të kenë fuqinë të komunikojnë me telefonët në Tokë njëlloj si antenat celulare. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata pezullon vendimin e Qeverisë për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë

Story i radhës

Ukrainë: Megjithë çlirimin, Kharkivi ende në rrezik të madh

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë