spacex mbyll tjeter mision te suksesshem te dergimit te njerezve ne hapesire 627504071a195

SpaceX mbyll tjetër mision të suksesshëm të dërgimit të njerëzve në hapësirë

May 6, 2022
1 minut lexim

Katër astronautë u rikthyen me sukses në Tokë në një kapsulë Crew Dragon të SpaceX duke i dhënë fund misionin të tyre gjashtë mujor në (ISS).

Me tu shkëputur nga ISS ekuipazhi hyri në atmosferën e Tokës përpara se parashutat të hapeshin në brigjet e Floridas në 12:43 me orën lokale.

Në bordin e Crew Dragon ishin tre astronautë të NASA, Tom Mashburn, Raja Chari dhe Kayla Barron si dhe astronauti Gjerman Matthias Maurer i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Pjesë e misionit Crew-3, astronautët u dërguan në hapësirë në Nëntor. Që kur mbërritën ata kryen eksperimente dhe mirëmbajtën stacionin hapësinor.

Rikthimi i sigurte i Crew-3 në Tokë shënon një tjetër fluturim rutinë në hapësirë për SpaceX dhe NASA. Aktualisht SpaceX ka një kontratë me agjencinë Amerikane për dërgimin e astronautëve në hapësirë në mënyrë periodike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne lidhje te re dashurie ish banori i bb vip tregon te dashuren ketu me mua eshte foto lajm 627503197e19e
Story i mëparshëm

Në lidhje të re dashurie? Ish-banori i BB VIP tregon “të dashurën”: Këtu me mua është… (FOTO LAJM)

xhaferi be te hap negociatat me shkupin dhe tiranen 62750ded9ed95
Story i radhës

Xhaferi: BE të hap negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Të fundit nga

ShkoLartë