SpaceX dërgon në 2 mijë numrin e satelitëve Starlink në orbitë

March 10, 2022
1 minut lexim

Mëngjesin e ditës së Mërkure kompania SpaceX e Elon Musk nisi fluturimin e radhës me një raketë Falcon 9 e cila barte 48 satelitë të rinj për rrjetin satelitorë Starlink.

Në total deri më sot ky rrjet i internetit satelitor ka hedhur në orbitën e ulët të Tokës 2 mijë satelitë.

Sipas SpaceX lëshimi i ditës së Mërkure është udhëtimi i katërt me raketën Falcon 9. Kompania ka leje për të hedhur 12 mijë satelitë të në orbitë ndërsa po pret të marrë miratimin edhe për 30mijë të tjerë.

Starlink është një rrjet gjigant satelitësh broadband që SpaceX po ndërton në orbitën e ulët të Tokës. Është ideuar si një zgjidhje për ofrimin e internetit në zona thella dhe rurale ku mungojnë linjat fikse.

Muajin e kaluar pas një kërkese nga zëvendës presidenti i Ukrainës Mykhail Fedorov, shefi ekzekutiv i SpaceX filloi ofrimin e internetit satelitor në vend. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pamje nga tërheqja e kolonës së tankeve ruse pas një prite artilerie

Story i radhës

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat deri minus 9 gradë Celsius

Të fundit nga

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë