Soylu: Türkiye nuk pranon ngushëllimet e SHBA-së për sulmin terrorist në Istanbul

1 minut lexim

Türkiye nuk pranon mesazhin e ngushëllimit nga SHBA-ja me rastin e sulmit të tmerrshëm terrorist të djeshëm në Istanbul, ka thënë sot ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shpërthimin që ndodhi në rrugën “Istiklal” të Istanbulit, i cili u krye nga organizata terroriste PKK/YPG, humbën jetën 6 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.

Terroristja e arrestuar pranoi se urdhrin për sulm e ka marrë nga qendra e organizatës terroriste në Kobani të Sirisë. YPG është dega siriane e PKK-së, e cila është e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, përmes një deklarate me shkrim tha se: “SHBA-ja dënon ashpër aktin e dhunës që ndodhi në Istanbul”.

Duke iu drejtuar gazetarëve nga vendi ku ndodhi shpërthimi, ministri i Brendshëm Soylu sot tha se personi përgjegjës për sulmin po të mos ishte kapur, sot do të ikte në Greqi. Ai shtoi se edhe personi që ka planifikuar sulmin po ashtu është arrestuar.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ata që vënë pemën e Krishtlindjes më herët, janë më të lumtur

Story i radhës

(VIDEO) Grupi i pakënaqur i Alternativës kërkon shkarkimin e ministrit Sali

Të fundit nga