Trajneri i Anglisë në futboll, Gareth Southgate, ka thënë sot se është i bindur se është personi i duhur për të drejtuar kombëtaren në Kupën e Botës në Katar, pavarësisht se ajo ra nga Liga e Kombeve A, pas humbjes të premten nga Italia.
Disa tifozë anglezë në “San Siro” në Milano, kritikuan Southgate pas ndeshjes së pestë radhazi pa fitore.
“Kështu janë gjërat për momentin dhe duhet ta pranoj këtë. Mendoj se jam personi i duhur për të udhëhequr ekipin në Katar. Mendoj se kështu është më e qëndrueshme, pa dyshim. Nuk mendoj se loja ishte keq, por e di që do të ketë tallje vetëm sepse kemi një seri humbjesh. Por ne duhet të ndajmë verën dhe rrethanat e asaj periudhe nga kjo lojë”, tha Southgate, raporton Sky.
I pyetur nëse beson ende që Anglia do të luajë në mënyrën më të mirë kur të jetë më e nevojshme, përzgjedhësi tha: “Po, pa dyshim”.
“Ne luajmë dhe kemi luajtur kundër skuadrave më të mira dhe për këtë do të jemi më të mirë. Sidomos lojtarët e rinj kanë mësuar shumë nga ato ndeshje. Në të kaluarën kemi pasur një sërë ndeshjesh miqësore dhe të tjera, pas të cilave shkuam në turne ku kemi hasur kundërshtarë kryesorë dhe që na ka ardhur mjaft shpesh. Tani e dimë se cili është niveli, e dimë se çfarë duhet të rregullojmë dhe do të jemi më të mirë sepse kemi pasur shumë lojëra cilësore”, tha Southgate.
Kupa e Botës mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar. Anglia do të luajë në Grupin B me Iranin, SHBA-në dhe Uellsin.
Ndryshe, Anglia arriti në gjysmëfinale në Kupën e mëparshme të Botës në Rusi në vitin 2018, dhe ishte finaliste në evropianin e vitit të kaluar.