Po kritikohet nga të gjithë, por Southgate e theu një rekord të madh mbrëmë
Anglia arriti mbrëmë që me mund të madh të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
“Tre Luanët” triumfuan 2:1 pas vazhdimeve ndaj Sllovakisë që ishte në epërsi deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt.
Ndërsa, përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate e theu një rekord të madh me kualifikimin e djeshëm.
Ai tani ka fituar më shumë ndeshje të fazës së eliminimit direkt në turne madhorë sesa çdo trajner tjetër i Anglisë prej vitit 1966 së bashku.
Southgate po merr kritika të mëdha për mënyrën e lojës së Anglisë, e cila ishte konsideruar favorite e madhe për të triumfuar në këtë Evropian.
Burimi: botasot.info