Sot vranët, vende-vende shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranët.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Në Prishtinë temperaturat do të jenë nga 17 ato minimale deri në 29 gradë Celsius temperaturat maksimale.

Ndërkaq për të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpërthen një bombël gazi në Gjirokastër

Story i radhës

Vrasja në Athinë, policia greke arreston një 32-vjeçar turk që dyshohet se kishte nxjerrë në pritë viktimat

Të fundit nga