Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende mundë të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius..
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.
Burimi: botasot.info