Sot varroset infermierja Fitore Zenelaj

Sot i jepet lamtumira infemieres Fitore Zenelaj, e cila vdiq pas përballjes me kancerin.

Varrimi i saj do të bëhet në ora 14:00 në fshatin Savrorë të Suharekës.

Njoftimi u bë nga familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.

Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit.

Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën, dhe fitoren ndaj kancerit.

Infermierja Fitore Zenelaj, vdiq para disa ditësh gjatë trajtimit në Francë.

Story i mëparshëm

Fillon vrasja e ujqërve në Estoni – shkak mbrojtja e deleve

Story i radhës

Sot Dita ndërkombëtare për tolerancë

Të fundit nga