Sot varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

December 2, 2023
1 minut lexim

Sot varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” që mbeti i vrarë nga një përballje me Policinë e Kosovës më 30 nëntor, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në fjalë.

Gjykata Themelore në Prizren sot u ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve lidhur me këtë grabitje.

Po ashtu, Gjykata ka njoftuar se për të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale   Grabitja,  nga neni  374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është banori i eliminuar mbrëmë në ‘Big Brother VIP Kosova’

Story i radhës

Adriana Matoshi shpreh fjalët më të ëmbla për këtë aktore

Të fundit nga

ShkoLartë