Sot janë pensionuar dy mësimdhënës të shkollave në Komunën e Malishevës, Isa Krasniqi në Damanek dhe Bilall Rudi në Panorc.
Dy mësimdhënësit në këto dy shkolla, janë përcjellë në pensionim nga ana e drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi.
“Ju jeni meritor për shumëçka, e jo thjeshtë se po pensionoheni, prandaj ne ju jemi mirënjohës përjetësish. Ju mësues të nderuar, gjithë jetën tuaj na keni kushtuar neve, arsimimin dhe na keni dhënë e na keni ushqyer me atdhedashuri. Ju, në kohët më të vështira e keni mbajtur shkollën shqipe të hapur.
Falë këtij kontributi, ne jemi sot këtu dhe ju jemi falënderues. Urime pensionimi. Uroj që të keni shëndet dhe ta gëzoni pensionimin”, ju ka thënë drejtoresha Krasniqi, gjatë takimet të saj me dy mësimdhënësit, në ditën e fundit të tyre në shkollat përkatëse.
44