Sot thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular ku u dogjën 14 pacientë

May 12, 2025
1 minut lexim

Shkup, 12 maj – Në Gjykatën e Tetovës sot me fillim në ora 10:00 pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 pacientë.

Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë. 

Megjithatë, të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale.

 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Aktorja merr vëmendje me fustanin e saj rozë – vë në pah linjat trupore

Story i radhës

Numërohen 166 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës! Si paraqitet rezultati zgjedhor deri më tani

Të fundit nga

Reagon LSDM: Ekonomia ka ra në gjunjë!

4 Shkup, 3 qershor – Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë. Në njoftimin e tyre thuhet: Është e qartë se Mickoski jeton
sqmken
ShkoLartë