Edicioni i ri i Superligës së Shqipërisë 2022/23 do të startojë sot.
Janë dhjetë skuadra të elitës së futbollit shqiptar që do të garojnë këtë sezon për t’i arritur objektivat e tyre.
Në këtë grup janë futu dy klube të reja nga kategoria e dytë e që janë Bylisi dhe Erzeni, transmeton KosovaPress.
Sot do të zhvillohet ndeshja e parë dhe e vetme ku në stadiumin e Kukësit, me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohen Kukësi dhe Tirana.