Sot seancë/Zhupa interpelancë me Çuçin për përjashtimin e anëtarit nga Komisioni për Azilin

1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin.

Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në orën 10:00 nis seanca plenare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin. Zhupa kërkon që Çuçi të japë informacione dhe shpjegime ne seancë lidhur me arsyet e përjashtimit nga Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët të anëtarit përfaqesues të shoqërise civile, e ne rastin konkret te perfaqesuesit te Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Sipas deputetes në ligj është e përcaktuar përberja e tij prej 7 anetaresh, nder të cilët 5 përfaqesues te Ministrive, një përfaqesues i SHISH dhe nje perfaqesues i shoqerise civile, i cili ne rastin konkret vinte nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Mirëpo ajo thotë se perfaqesuesi i Komitetit Shqiptar te Helsinkit, është hequr nga përberja e Komisionit, duke lënë vetëm 4 përfaqesuesit e Ministrive dhe një perfaqësues të SHISH.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Superliga vazhdon me dy ndeshje: Vëmendja krejtësisht te Ballkani-Drita

Story i radhës

412 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Të fundit nga