Në orën 07:00 sot janë hapur katër vendvotimet në Komunën Dollnen dhe dy në Komunën e Krushevës, në të cilat do të bëhet rivotim. Gjithashtu është hapur edhe vendvotimi në Komunën e Zhelinës, pas vendimit të KSHZ-së që në këto shtatë vendvotime të ketë rivotim.
Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka anuluar votimin e 8 majit në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.
Gjatë ditës së djeshme, në këto vendvotime kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe personat që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar./Telegrafi/