Sot në ora 14:00 qytetarët do të protestojnë kundër hapjes së kazinosë së re e cila po ndërtohet shumë afër çerdhes “Rinia”, në vendndodhjen e ish fabrikës së “Teteksit” dhe e njëjta pritet të jetë me përmasa të mëdha. Protesta do të fillojë nga rreth rrotullimi te ish fabrika “Teteks”, rrugës industriale.
Protesta do të përkrahet edhe nga Komuna e Tetovës, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe nisma “Më mire për Tetovën”.
Lëvizja Antibixhoz kërkon nga autoritetet të harmonizojnë qëndrimet dhe të sjellin ligj që do të mbrojë qytetarin, ku kërkojnë që këto lojërat e fatit të jenë larg 3 kilometra larg objekteve të interesit publik.
Ligji aktual në fuqi parasheh që objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve të karakterit publik.
Ministria e Financave përgatiti ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometria apo 500 metra larg shkollave dhe universiteteve. Ligji është dorëzuar në Parlament nga Qeveria në qershor të këtij viti, dhe ende është në Parlament.
Rikujtojmë që ishin pikërisht protestat e qytetarëve bashkë me Lëvizjen Antibixhoz së bashku me qytetarët të cilët ndaluan hapjen e kazinosë afër Universitetit të Tetovës.